Historiku i Shkollës
Në vitin 1969 u çel e para shkollë e mesme industriale me shkëputje nga puna me katër degë: Mekanike, Metalurgjike, Ndërtim, Përpunim druri.
Shkolla e parë filloi mësimin më 15 Shtator 1969 në ndërtesën e shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri”.
Viti i shkollës 1969-1970 kishte 12 klasa me 370 nxënës.
Në vitin shkollor 1970-1971 u transferua dhe filloi vitin e ri mësimor në ish shkollën mjekësore dhe ekonomike (më vonë shkolla “Haxhire Myzyri”. Personeli i shkollës përbëhej prej 22 mësuesish.
Gjatë vitit shkollor 1971-1972 u krijuan kabinetet: i autotraktorëve, vizatimit teknik, gjuhëve të huaja, përpunimit të drurit, biblioteka, reparti i kovaçhanës, saldimit. Fillmisht praktikat e programit mësimor zhvillohen në bazën prodhuese të Kombinatit Metalurgjik. Drejtimi i nxënësve bëhej nga mesuesit e shkollës dhe i nxhinierët e Kombinatit, qe jepnin mësim teknik në shkollë.
Më vonë në vitin shkollor 1974-75, ngjitur me godinën 4-kateshe të shkollës, u ndërtua baza prodhuese, ku nxënësit kryenin praktikën prodhuese në repartin mekanik, të autotraktoreve, axhustatorëve, përpunimit të drurit.
Shkolla Industriale.u përurua me emrin ‘Kozma Naska’’.Nxënës vinin edhe nga rrethet Gramsh, Librazhd, Pogradec, Korçë.
Në vitin shkollor 1976-1977, u hapën degët e reja: Elektrike, Ndërtim, Teknologji, Silikate.
Më 1977-1978 u shkëput nga shkolla industriale “K.Naska”dhe u krijua shkolla e mesme e ndërtimit”Kadri Abdihoxha”me degët: Elektrike, Kimi, Mekanike dhe Teknikë të mesëm u kalua në përgatitjen e nxënësve me profile të ngushta në shkollën’K.Naska”. Dega mekanike u profilizua në: Mekanikë teknologjikë, Riparues axhustatorë, Motoristë xhenerikë. Dega metalurgji u profilizua: Metalurgë të gizës dhe çelikut, Metalurgji me ngjyra, Përpunim plastik të metaleve. Me këto profile të ngushta u bë të kryejne shkollën e mesme edhe nxënës të zonave Verlindore të vendit dhe sidomos nga qyteti i Rubikut.
Ne vitin shkollor 1984-85 u bë ndarja e dytë nga industriale "K,Naska" dhe u formua shkolla mekanike industriale, përurimi i seciles u be me 6 mars 1985 duke iu dhe ne emri i mesuesit Ali Myftiu.
Sot emri i shkolles eshte "Sali Ceka".
Dretimet qe jane ne shkolle sot jane: Hoteleri-Turizem, Hidro-Sanitare, Teknologji-Ushqimore, Tekstil-Stilim, Ndertim 5-vjecar, Perpunim druri.
Sistemi i shkolles nga sistemi 3+2 vjeçar ne vitin e ri shkollor 2009- 2010, u be 2+1+1 vjeçar ne deget e sipermermendura Hoteleri-Turizem, Termohidraulike , Tekstil-Konfeksione, Ndertim , Perpunim druri.
Ne vitin shkollor 2010-2011 per here te pare u hap drejtimi TIK (2+2 vjecar).
Ne nivelin e dyte shkolla ofron keto profile: Kuzhine Pasticeri , Mobileri tapiceri, Muratim Suvatim, Mbeshtetje perdoruesve TIK.